Jakupi për xhandarmerinë serbe në Kosovë: KFOR-i tha se kishin patrullime të përbashkëta

Aktuale

Jakupi për xhandarmerinë serbe në Kosovë: KFOR-i tha se kishin patrullime të përbashkëta

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 08:08
Xhandarmëria serbe

Nënkryetari i komunës së Kamenicës, Faton Jakupi ka njoftuar se pas informatave se xhandarmeria serbe ka hyrë në fshatin Karaçevë të Kamenicës, ka kontaktuar KFOR-in, të cilët i kanë thënë se kishin patrullime të përbashkëta KFOR-i Amerikan, Turk dhe pala serbe.

Ai ka shkruar në Facebook se pse është lejuar që xhandarmëria serbe të futet në këtë pjesë të territorit të Kosovës ende nuk ka marrë përgjigje nga KFOR.

“Pas marrjes së informatës se Xhandarmëria serbe futet në territorin e Republikës së Kosovës, menjëherë kam kontaktuar me KFOR, konkretisht me LMT-rajoni Lindje dhe nga ta u informova se sot me datë 07.08.2020 paskan pas patrullime të përbashkëta KFOR-i Amerikan, Turk dhe pala serbe. Po pse është lejuar që xhandarmëria serbe të futet në këtë pjesë të territorit të Kosovës ende nuk kam marrë përgjigje nga KFOR. Shqetësuese janë këto patrullime edhe nëse janë të përbashkëta. Nga kjo që u pa sot, kërkova takim urgjent me KFOR për të diskutuar dhe kërkuar që mos të përsëriten më këso ngjarjesh”, ka shkruar ai.

Ndërkohë, kryetari i organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati ka reaguar duke thënë se është një turp i madh që institucionet e Republikës së Kosovës nuk reagojnë dhe nuk marrin asnjë veprim me atë që ka ndodhur ku xhandarmëria serbe është futur në territorin e Kosovës në fshatin Karaçevë të Kamenicës.

“Bëhen kinse nuk kanë parë dhe nuk ka ndodhur asgjë, a duhet përsëri që veteranë e Ushtrisë Çlimitare të Kosovës të mbrojnë shtetin e Kosovës përderisa Qeveria hesht dhe nuk është në gjendje asnjë reagim të bëjë e lëre diçka me shumë, i bëjmë thirrje institucioneve të Republikës së Kosovës që raste të tilla mos të përseriten, veteranët e UÇK-së nuk kanë luftuar që të shohim Xhandarmërinë serbe të futet në territorin e Kosovës sa herë të dojë, turp për Qeverinë e Republikës së Kosovës për mos reagimin dhe marrjen e ndonjë veprimi”, ka shkruar ai në Facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat