Deputeti Bajqinovci i cili e publikoi hyrjen e xhandarmërisë serbe në Kosovë viziton sot atë zonë - Bota Sot
Deputeti Bajqinovci i cili e publikoi hyrjen e xhandarmërisë serbe në Kosovë viziton sot atë zonë

Aktuale

Deputeti Bajqinovci i cili e publikoi hyrjen e xhandarmërisë serbe në Kosovë viziton sot atë zonë

Nga: M.H Më: 8 gusht 2020 Në ora: 17:50
Foto nga vizita e Bajqinovcit në Karaçevë

Deputeti nga radhët e LVV-së, Mefail Bajqinovci gjatë ditës së djeshme bëri publike pamjet nga vendi ku ushtarët serbë kanë kaluar në Karaçevë.

Ndërsa sot gjatë ditës deputeti ka vizituar këtë zonë duke vizituar vendin dhe familjen e Adhurim Krasniqit, pronarit të restaurantit Oxygen, transmeton “Bota sot”.

Deputeti tregon momentin kur vëllu i Adhurimit i ka treguar për detajet në lidhje me futjen e pjesëtarëve të xhandarmërisë serbë në oborrin e tij.

Gjithashtu Bajqinovci bisedoi edhe me disa banorë të vendit të cilët shprehën shqetësimet e tyre në lidhje me këtë ngjarje.

Postimi i plotë

Sot vizitova vendin dhe familjen e Adhurim Krasniqit, pronarit të restaurantit Oxygen në Karaçevë, i cili dje më kishte njoftuar për hyrjen e xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës, saktësisht në oborrin e restaurantit të tij.

Vëllai i Adhurimit, Madhërimi, më njoftoi në detaje lidhur me futjen e pjesëtarëve të xhandarmërisë serbe në oborrin e tij. Madhërimi ishte i pranishëm, në momentin kur xhandarmëria serbe u fut në pronën e tij.

Gjithashtu, me disa banorë që biseduam në atë vend, shprehen shqetësimin pse kjo pjesë (Karaçeva) nuk kontrollohet nga policia e Kosovës dhe kërkojnë kontrollin dhe vendosjen e një punkti policor në këtë pjesë.

Nga ky restaurant, vija kufitare me Serbinë është rreth 400 metra.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat