Banorët e Karaçevës, përmes deputetëve të VV-së përcjellin një kërkesë urgjente

Aktuale

Banorët e Karaçevës, përmes deputetëve të VV-së përcjellin një kërkesë urgjente

Nga: M.H Më: 8 gusht 2020 Në ora: 19:06
Foto nga vizita

Gjatë ditës së djeshme në Karaçevë të Kamenicës janë parë teksa kanë kaluar disa ushtarë serbë.

Këto pamje janë bërë publike nga një restaurant afër duke ngjallur reagime të mëdha nga liderët dhe një pasiguri për qytetarët.

Në lidhje me këtë ngjarje deputetët e LVV-së, Mefail Bajqinovci, Eman Rrahmani, Arta Bajralija, gjatë ditës së sotme kanë vizituar këtë zonë, transmeton “Bota sot”.

Deputetët përcjellin një kërkesë urgjentë të banorëve të cilët kërkuan që atu të kenë një pikëqëndrimi të përhershëm të Policisë së Kosovë.

Postimi i plotë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat