​Fillon projekti për fushën e Ndërrmarësisë i financuar nga MKRS-ja

Aktuale

​Fillon projekti për fushën e Ndërrmarësisë i financuar nga MKRS-ja

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 19:40
Vlora Dumoshi

Nga sot filloi projekti për fushën e Ndërrmarësisë, i financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Këtë lajm e ka bërë të ditur ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi përmes nëj statusi në Facebook, duke theksuar se ministria që ajo drejton është në mbështetje të vazhdueshme financiare për fuqizimin e të rinjve në fusha të ndryshme.

Ky është statusi i saj i plotë:

Sot isha në Mitrovicë, Vushtrri dhe vëzhgova nga afër trajnimet profesionale që po bëhen për të rinjtë e këtyre qyteteve. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit është në mbështetje të vazhdueshme financiare për fuqizimin e të rinjve në fusha të ndryshme. Kapacitetet e të rinjve janë admiruese prandaj mbështetjen madhore e kemi vullnet në çdo kohë. Përgëzoj të gjithë të rinjtë për gatishmërinë e tyre dhe që me shumë pozitivitet iu përgjigjën thirrjes publike të MKRS-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat