“Haxhillëku”, Bekteshi ironizon me Skënder Hysenin për vizitën në SHBA - Bota Sot
“Haxhillëku”, Bekteshi ironizon me Skënder Hysenin për vizitën në SHBA

Aktuale

“Haxhillëku”, Bekteshi ironizon me Skënder Hysenin për vizitën në SHBA

Nga: A.M. Më: 9 gusht 2020 Në ora: 07:47
Skënder Hyseni

Opinonisti Ramazan Bekteshi, ka reaguar pasi Koordinatori për dialog Skënder Hyseni ishte në një vizitë në SHBA në kohë pandemie, duke e ironizuar për telefonatën që e zhvilloi me emisarin për dialog, Richard Grenell.

Ai në postimin e tij në Facebook, ka kritikuar Hysenin duke thënë se nuk dha asnjë dëshmi se zhvilloi takime me përfaqësues për Siguri kombëtare të Presidentit Trump.

Postimi plotë:

Dëgjoni pak për "haxhillëkun" e Skënder Hysenit në Amerikë, në kohë pandemie, kur të gjithë diplomatet e botës i respektojnë rregullat dhe frikësohen të lëvizin, por jo dhe Skenda. Nuk u dha asnjë press-release as nga nikoqiret e as nga ambasada jone, asnjë foto nga takimi me përfaqësues për Siguri kombëtare të Presidentit Trump, si dëshmi. A u mbajtë parqeve takimi me Palmer, shumë dilema sepse vet Skenda nuk ofron fakte pos vjershën e tij që e ka mësuar përmendesh. Dëgjoni për "suksesin e tij diplomatik" dhe "triumfin e madh", hallall, paratë e taksapaguesve që janë harxhuar për një mision "haxhillëku". Pak e kishte dëshpru Grenell, që s'i kishte dal në takim, por edhe telefonata bëri pune, sepse prej Kosove, Skedës s'i punon telefoni😅! Pse Skenda sot, HTH e Vuçiq me herët e krahasojnë Kosovën me Palestinën?

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat