12 të vdekur dhe 188 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Aktuale

12 të vdekur dhe 188 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Nga: A.Zh Më: 9 gusht 2020 Në ora: 15:02
QKUK

12 persona kanë vdekur në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit nga Koronavirusi. Numri total i viktimave deri më tani ka shkuar në 327.

Gjatë 24 orëve janë testuar 462 persona, prej të cilëve 188 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Ndërsa, janë shëruar 142 persona të tjerë, përcjell Bota sot.

Numri i rasteve aktive është 3976, derisa numri i të shëruarve ka shkuar në 5944 raste.

Njoftimi i IKSHPK-së:

142 të shëruar dhe 188 raste me Covid-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 462 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 188 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 10.247 raste nga 40.646 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 327 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 142 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5.944 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.976.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 28 raste, komuna Ferizaj 21 raste, komuna Pejë 21 raste, komuna Podujevë 20 raste, komuna Mitrovicë 19 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Gjakovë 9 raste, komuna Prizren 9 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Skenderaj 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Zubin Potok 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Obiliq dhe Shtime.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat