A po përfshihet PDK-ja në Qeveri? Isa Mustafa befason me përgjigjen

Aktuale

A po përfshihet PDK-ja në Qeveri? Isa Mustafa befason me përgjigjen

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 16:23
Isa Mustafa dhe Kadri Veseli

Lideri i LDK’së po thotë po kërkon një qasje të re në raportet ndërpartiake në Kosovë. Po thotë se kanë ndryshuar dhe po ndryshojnë rrethanat pas paralajmërimit të aktakuzave dhe marrëveshjes finale me Serbinë. Prandaj, ai po kërkon të mos ketë përjashtime partitë mes vete kur është në pyetje Shteti. Megjithëkëtë, për çdo ndryshim qëndrimi në raport me PDK’në, Mustafa thotë se do të marrë mendimin e partisë.

Kreu i LDK’së ka folur për mundësinë e përfshirjes së PDK’së në koalicionin qeveritar.

Mustafa tha se rrethanat kanë ndryshuar pas propozim-aktakuzës ndaj Thaçit dhe Veselit.

“Rrethanat kanë ndryshuar dhe po ndryshojnë pas paralajmërimit të aktakuzave nga Prokurori i  specializuar. Edhe mos të ishte kjo, në fund të vitit do duhej të uleshim e të merremi vesh për zgjedhjen e Presidentit. Në çdo variantë mungesa e një dakordimi për zgjedhje të  Presidentit na qon në zgjedhje të reja”, tha ai.

I pyetur për mundësinë e përfshirjes së PDK’së në Qeveri, Mustafa ka thënë se gjërat kanë ndryshuar por për çfarëdo vendimi do të marrë mendimin e Partisë.

“Në zgjedhjet e fundit jemi deklaruar se nuk bëjmë koalicion me PDK-në. Edhe PDK, pas zgjedhjeve është deklaruar se do të qëndrojë në opozitë. Mendoj se situata e Pandemisë, paralajmërimi i aktakuzave  për një numër të përfaqësuesve të lartë sikurse edhe arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me njohje reciproke, kërkon një qasje tjetër. Të mos jemi përjashtues ndaj njëri-tjetrit dhe të sigurojmë pajtim për çështje jetike për vendin. Mirëpo, për çdo gjë duhet ta kemi miratimin e organeve partiake, pas një vlerësimi të situatës së re të krijuar”, tha kreu i LDK’së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat