Nagavci ka një thirrje për deputetët e Kuvendit të Kosovës

Aktuale

Nagavci ka një thirrje për deputetët e Kuvendit të Kosovës

Nga: G.B Më: 11 gusht 2020 Në ora: 11:24
Arbërie Nagavci

Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci ka thënë se GP i Lëvizjes Vetëvendosje ka filluar me mbledhjen e nënshkrimeve për Mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë.

Përmes një postimi në Facebook, ajo i ka bërë thirrje deputetëve që të nënshkruajnë mocionin dhe pastaj ta votojnë atë, përcjell Bota sot.

Ajo ka thënë se nëse nuk e bëjnë këtë, të paktën le të na kursejnë nga deklarata e paraqitje joserioze e të pa sinqerta në Kuvend, konferenca e studio televizive.

Postimi i saj i plotë:

Hipokrizi është të deklarosh diçka e të veprosh diçka tjetër.

Grupi parlamentar i Lëvizjes ka filluar mledhjen e nënshkrimeve për Mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë, sepse beson se janë të shumta argumentet që e dëshmojnë se kjo qeveri është e papërgjegjshme dhe e paaftë.

Vendit i duhen institucione të legjitimuara, me udhëheqës të ndershëm, të besueshëm e profesionist.

Partitë dhe përfaqësuesit e tyre që bëjnë kritika për keqqeverisje dhe keqmenaxhim të Qeverisë Hoti, i ftojmë të nënshkruajnë kërkesën për mocion dhe pastaj ta votojnë atë. Nëse nuk e bëjnë këtë, atëherë të paktën le të na kursejnë nga deklarata e paraqitje joserioze e të pa sinqerta në Kuvend, konferenca e studio televizive.

Qytetarët, bizneset, institucionet kanë brenga e po përballen me shumë sfida.
Koha është për veprime konkrete e të shpejta, jo për deklarata të paqëndrueshme e kalkulime partiake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat