Rreth 13 milionë euro pasuri kanë deputetët e “Vetëvendosjes” - Bota Sot
Rreth 13 milionë euro pasuri kanë deputetët e “Vetëvendosjes”

Aktuale

Rreth 13 milionë euro pasuri kanë deputetët e “Vetëvendosjes”

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 22:52
Vetëvendosje

Deputetët e Lëvizjes “Vetëvendosje” kanë deklaruar rreth 13 milionë euro pasuri. Ky subjekt politik që udhëhiqet nga ish-kryeministri Albin Kurti dhe që në Kuvend i ka 31 deputetë ka ligjvënës milionerë.

Deputeti Valon Ramadani ka deklaruar pasuri prej rreth 3.3 milionë euro, mbi 1.8 milion euro pasuri i ka deklaruar deputeti Enver Haliti.

Ndërsa deputetja që ka deklaruar më së paku pasuri është Fitore Pacolli, përkatësisht rreth 82 mijë euro.

Përndryshe, tre deputetë të këtij subjekti politik nuk i kanë deklaruar pasuritë e tyre në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat