​Tahiri kërkon dorëheqjen e ministri Zemaj

Aktuale

​Tahiri kërkon dorëheqjen e ministri Zemaj

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 23:07
Abelard Tahiri

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës Abelard Tahiri ka akuzuar ministrin aktual të Shëndetësisë Armend Zemaj për dështim në menaxhimin e gjendjes me pandemi në vend duke kërkuar që në vend të tij të vijë një person më kompetent.

Ai në media ka thënë se gjendja me koronavirus në vend është më e rënduar se sa duket dhe se ministri Zemaj nuk ka punuar për zbutjen e kësaj gjendje.

“Zemaj duhet të japë dorëheqje dhe në vend të tij duhet të vijë një person më kompetent”, ka thënë Tahiri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat