​Veliu ngushëllon familjen e policit Gegë Prenaj - Bota Sot
​Veliu ngushëllon familjen e policit Gegë Prenaj

Aktuale

​Veliu ngushëllon familjen e policit Gegë Prenaj

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 11:18
Gegë Prenaj

Ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu ka ngushëlluar familjen Prenaj me rastin e vdekjes së zyrtarit policor Gegë Prenaj.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin e ndarjes nga jeta e një polici të shkëlqyer, i cili ka shërbyer me dinjitet dhe krenari duke dhënë një kontribut të veçantë në Policinë e Kosovës. Gegë Prenaj, punonte prej vitesh në stacionin policor të Klinës. Ai shërbeu si një punonjës i dalluar deri në momentet e fundit të jetës së tij duke vënë rend dhe ligj”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat