Duda Balje sfidon deputetët, si deputete boshnjake e përkrah pa rezervë ligjin për UÇK’në

Aktuale

Duda Balje sfidon deputetët, si deputete boshnjake e përkrah pa rezervë ligjin për UÇK’në

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 11:44
Duda Balje

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, thotë se do ta përkrahë në mënyrë të pa rezervë ligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK’së.

“Sot, unë si deputete e komunitetit boshnjak dhe kryetare e partisë SDU ( Unioni Socialdemokrat) parezervë do të përkrahi ligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së”, ka shkruar Balje.

“Lufta e Kosovës për liri, rreth 15.000 të vrarë, mbi 20.000 femra të dhunuara, mijëra invalidë, veteranë e dëshmorë duhet të kenë vendin meritor në kuadër të ligjeve të Republikës së Kosovës”, shton ajo.

“Nese edhe ditëve të sotme kemi dilema për vrasjet, dhunimet, tragjeditë që kanë shkaktuar luftërat në hapësirat tona atëherë nuk po e quajmë me emër të djeshmen tonë. Gjithmonë dhe përjetësisht me viktimat e pafajshme !Me respekt,Duda Balje”, ka përfunduar deputetja e Kuvendit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat