Reagon Kusari-Lila: Kosova e para në botë për vdekje nga Covid-19, kaq për menaxhimin e ‘mirë’ të juristit

Aktuale

Reagon Kusari-Lila: Kosova e para në botë për vdekje nga Covid-19, kaq për menaxhimin e ‘mirë’ të juristit

Nga: G.B Më: 13 gusht 2020 Në ora: 14:25
Mimoza Kusari Lila

Deputetja Mimoza Kusari Lila, ka reaguar pas lajmit se Kosova është e para në botë sërish për numrin e vdekjeve në 1 milion banorë nga virusi SARS-nCoV-2, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se kaq për menaxhimin e ‘mirë’ nga juristi i LDK-së dhe lëvdatat e kryetarit të tij për punën që po bëhet.

Më tej, ajo ka thënë se pushtetarët po keq menaxhojnë dhe po abuzojnë me testime në laboratorët private, duke rrezikuar ende më shumë jetën e qytetarëve.

Ajo ka thënë se në bazë të grafikonit, po sqarohet kush është “xhelati” këtu.

Postimi i tij i plotë:

Kosova e para në Botë (prapë) për numrin e vdekjeve në 1 milion banorë nga virusi SARS-nCoV-2, pasuar nga Peruja, Bolivija, Meksika, Panama.
Kaq për menaxhimin e “mirë” nga juristi i LDK-së dhe lavdatat e kryetarit të tij për punën që po bëhet.

Kosova e vogël po prin me vdekje nga virusi. Pushtetarët po keqmenaxhojnë dhe po abuzojnë me testime në laboratorët private, duke rrezikuar ende më shumë jetën e qytetarëve, atyre që janë sëmurë, por edhe atyre të shëndoshë, të cilët si pasojë e alarmit kolektiv ia mësyn laboratorëve privat të cilët shumë shpejt mund të shndërrohen në burime të reja të infeksionit.

Të mos kesh legjitimitet politik është një e metë dhe dëm që i bëhet demokracisë. Por, të kesh deficit të përgjegjësisë njerëzore, morale dhe të kesh synim përfitimin në kurriz të qytetarëve në mes të pandemisë, është krim dhe shkelje e të drejtave njerëzore.

Sipas këtij grafikoni, po sqarohet kush është “xhelati” këtu.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat