Paralajmëron Kurti: Qytetarët urgjentisht ta bëjnë këtë, ose do të kemi katastrofë në vjeshtë

Aktuale

Paralajmëron Kurti: Qytetarët urgjentisht ta bëjnë këtë, ose do të kemi katastrofë në vjeshtë

Nga: A.Zh Më: 13 gusht 2020 Në ora: 18:42
Foto e publikuar nga Faton Kurti

Kryetari i Republikanëve të Kosovës Faton Kurti, ka folur për luftën e Kosovës kundër pandemisë së quajtur Koronavirus.

Ai ka thënë se Kosova duhet të marrë shembull Gjermaninë, se si të menaxhohet Pandemia me sukses dhe pa kufizime ekstreme.

Kurti ka kërkuar urgjentisht vetëdijësim të qytetarëve, në mënyrë që Kosova të mos përjetojë katastrofë ekonomike dhe humanitare në vjeshtë, përcjell Bota sot.

Sipas tij, kjo do të ishte e mirëseardhur për “politikanët e korruptuar”, që të mos mbaheshin zgjedhjet e reja.

Reagimi i Kurtit në Facebook:

Covidi dhe kurthi politik!

Derisa një pjesë e shoqërisë shqiptare po i përmbahet strikt rregullave për t'ju shmangur një infektimi me Covid-19, pjesa tjetër po e mohon tërësisht ekzistencën e virusit.

Këtë divergjencë të shoqërisë, politika e korruptuar po e shfrytëzon në maksimum vetëm për të mbetur në pushtet - duke e lejuar mohuesit e virusit të bëjnë çfarë të duan! Në anën tjetër të infektuarit nuk marrin terapinë e duhur në një sistem shëndetësor në kolaps, për këtë arsye kemi numrin më të lartë të vdekshmërisë nga Covid në Evropë.

Gjermania, shteti me popullatën më të madhe në BE na mëson se si mund të menaxhohet Pandemia me sukses pa kufizime ekstreme, me testime masive të qytetarëve pa pagesë, mbajtjen e maskës në vende të mbyllura dhe mbajtjen e distancës. Pacientët e infektuar marrin terapinë e duhur e cila ka rezultuar gati asnjë vdekje të të infektuarve.

Kërkohet urgjentisht vetëdijësim i qytetarëve, përndryshe Kosova që në vjeshtë do të përjetojë një katastrofë ekonomike dhe humanitare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat