Profesori nga Amerika thotë se Grenell e rrëzoi qeverinë Kurti për këtë arsye - Bota Sot
Profesori nga Amerika thotë se Grenell e rrëzoi qeverinë Kurti për këtë arsye

Aktuale

Profesori nga Amerika thotë se Grenell e rrëzoi qeverinë Kurti për këtë arsye

Nga: A.M. Më: 14 gusht 2020 Në ora: 07:43
Richard Grenell

Profesori nga Amerika, Binak Maxharraj ka thënë se u deshtë që emisari amerikanë për dialog Richard Grenell ta rrëzoj qeverinë me ndihmën e "bandave të krimit te organizuar" në Kosovë për ta heq reciprocitetin, por ish kryeministri Albin Kurti nuk lëshonte pe.

Ai në një postim në Facebook, ka shkruar se prej 2 muajve që është larguar reciprociteti në Kosovë kanë hyrë 41 milion euro mallra nga Serbia

Postimi i plotë:

RECIPROCITETI I RICHARD GRENELLIT.

/Me largimin e reciprocitetit Serbia fitoi për dy muaj 41 milion euro mallra të futur në Kosovë. Kurse Kosova leshin e Marisë/

Desh u çmend Richard Grenell derisa e hoq reciprocitetin e vendosur nga qeveria Kurti.

U deshtë që Grenell ta rrëzoj qeverinë me ndihmën e bandave të krimit te organizuar në Kosovë për ta heq reciprocitetin, por Kurti nuk lëshonte pe. E rrëzuan qeverinë e popullit për ta vendos qeverinë e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Janë bërë dy muaj e një javë që prej se Qeveria Hoti ka larguar masën e reciprocitetit ndaj Serbisë.

Por me ardhjen e qeverisë së Strucëve ne krye me Avdullah Hotin u largua masa e reciprocitetit ndaj Serbisë.

Që nga heqja e reciprocitetit kanë kaluar më shumë se dy muaj.

Gjatë kësaj kohe ç'prej se u hoq reciprociteti Serbia ka fituar 41 milion euro mallra ne Kosovë. Nga Serbia mallrat në Kosovë kanë hyrë si në bahçe të babës.

Kurse gjatë kësaj periudhe Kosova nuk fitoi asgjë pos leshin e Marisë, siç thotë populli.

Ky është rezultati i ambasadorit kontrovers Richard Grenell qëllimi i të cilit ishte ti ndihmoj Serbisë dhe ta dëmtoi Kosovën.

Kurse Ivica Daçiq po i bënë përgatitjet e fundit për te nisë fushatën e ç`njohjeve të Kosovës. Kurse Kosova me qyqanin Avdullah Hoti as që guxon të loboj për ndonjë njohje të re. Ka harruar kur ka qenë njohja e fundit për Kosovën.

Këtë edhe arriti kur i kemi qyqanët, të korruptuarit dhe te shantazhuarit ne pushtet.

Mjerë Kosova kah po shkon, është bërë pre e langonjve qe po done me e përbi për se gjalli.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat