Thaçi dekoron me Medalje Presidenciale, humanistin Turan Rusi

Aktuale

Thaçi dekoron me Medalje Presidenciale, humanistin Turan Rusi

Nga: Beqir Sina Më: 14 gusht 2020 Në ora: 19:33
Thaçi dekoron me Medalje Presidenciale, humanistin Turan Rusi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka dekoruar me Medaljen Presidenciale, humanistin dhe veprimtarin e njohur, Turan Rusi.

Thaçi theksoi se Turan Rusi është një prej bashkatdhetarëve të parë që ka dhën kontribut të madh për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, me humanizmin dhe veprimtarin e parreshtur kombëtare.

”Për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, me Medalje Presidenciale e dekorova humanistin Turan Rusi. Ai është një prej bashkatdhetarëve të parë që emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas luftës së Dytë Botërore. Turani me djemtë e tij, Salin, Ilirin e Arbenin dhe gjithë familjen treguan dije, humanizëm, vullnet dhe guxim për të punuar pareshtur për lirinë dhe shtetin e Kosovës”, ka theksuar presidenti Thaçi.

Veprimtari Turan Rusi tha se është shumë i nderuar për këtë medalje, port ha se mirënjohja e pafund është për heronjtë e kombit që sollën lirinë.

“Në radhë të parë respekte dhe mirënjohje të pafund për heronjtë e kombit që na sollën këto ditë që të veprojmë në atdheun tonë të lirë. Faleminderit për kujdesin e juaj që treguat ndaj nesh për kontributin që aq sa ishte, por ishte i domosdoshëm”, theksoi humanisti Turan Rusi.

Thaçi i dhuroi edhe një flamur të UÇK-së që siç tha iu dhurua atij nga qytetarët gjatë kthimit nga intervistimi në Hagë.

Në takimin në presidencë kanë marrë pjesë edhe vëllezërit Sali, Ilirijan dhe Arben Rusi, që gjithashtu u vlerësuan për kontributin e tyre familjar.

Turhan Rusi dhe djemtë e tij kanë emigruar në Amerikë pas një kalvari të gjatë vuajtjesh në Dibër, rreth vitit 1970. Është për t’u theksuar se kjo familje shquhet për ndjenja të larta atdhedashurie dhe humane. (INA)

 
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat