Deputetja e pasur e LDK-së, me shtëpi luksoze dhe lokale afariste

Aktuale

Deputetja e pasur e LDK-së, me shtëpi luksoze dhe lokale afariste

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 19:44
Valentina Bunjaku- Rexhepi

Pasurinë e saj për Agjencionin Kundër Korrupsionit (AKK) e ka deklaruar edhe Valentina Bunjaku- Rexhepi.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në pronësi të përbashkët ka deklaruar dy shtëpi banimi, njëra në vlerë 300,000.00 euro kurse tjetra 250,000.00 euro.

Tutje, Bunjaku- Rexhepi ka deklaruar 5 lokale afariste, dhe se asnjëra nga to nuk ka vlerë më të vogël se 120,000.00 euro,

Në emër të saj ajo ka deklaruar një veturë Audi A3 të blerë 10,000.00 euro, derisa në pronësi të bashkëshortit një Mercedes 9,500,00 euro dhe një Golf IV  në pronësi të përbashkët.

Deputetja e cila vije nga Gjilani, ka bërë deklarimin edhe për paratë e mbajtura në institucione financiare, duke mos përjashtuar këtu as detyrimet financiare.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat