1 i shëruar, 1 i vdekur dhe zero raste të reja me covid-19 në Malishevë

Aktuale

1 i shëruar, 1 i vdekur dhe zero raste të reja me covid-19 në Malishevë

Më: 22 gusht 2020 Në ora: 15:11
Malishevë

Sot një person është shëruar nga covid-19, një person ka ndërruar jetë, ndërsa as sot nuk ka të regjistruara raste të reja, në territorin e Komunës së Malishevës. Këto të dhëna janë konfirmuar në komunikimin zyrtar të IKSHPK-së me Komunën e Malishevës, dhe në komunikim e komunës me personat apo familjarët e tyre. Numri i rasteve aktive në Komunën e Malishevës, është 25 raste.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga data 14 mars 2020, kur është regjistruar rasti i parë, e deri më sot, janë regjistruar 184 raste të prekur me covid-19, prej tyre 143 janë shëruar, 16 persona kanë ndërruar jetë, kurse raste aktive janë 25.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat