Anëtarët e qeverisë nga AAK-ja mblidhen para nisjes për në Washington

Aktuale

Anëtarët e qeverisë nga AAK-ja mblidhen para nisjes për në Washington

Më: 29 gusht 2020 Në ora: 08:02
Anëtarët e qeverisë nga AAK

Anëtarët e Kabinetit Qeveritar nga AAK-ja janë mbledhur para nisjes për në Uashington për takimin e 4 shtatorit me Serbinë.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri ka publikuar një fotografi nga takimi.

Aty shihet edhe ministri i Drejtësisë, Selim Selimi dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj.

“Puna në ekip, koordinimi, besnikëria ndaj interesave të Kosovës, mbesin aspektet kryesore për sukses. Sot, para takimit krucial më 4 shtator në Uashington”, ka shkruar Tahiri.

Ndryshe, në Uashington bashkë me Hotin pritet të udhëtojnë edhe gjashtë zyrtarë të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat