Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë nesër nisen për Bruksel

Aktuale

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë nesër nisen për Bruksel

Më: 6 shtator 2020 Në ora: 11:11
Aleksandar Vuçiq dhe Avdullah Hoti

Të premten në Dhomën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, Kosova dhe Serbia nënshkruan një marrëveshje historike për stabilizim të marrëdhënieve ekonomike.

Presidenti i ShBA-ve, Donald Trump e quajti hap të guximshëm nënshkrimin e marrëveshjes nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Por, ky nuk do të jetë takimi i vetëm mes dy palëve këtë muaj. Kosova dhe Serbia nesër do të udhëtojnë për në Bruksel, ku do ta zhvillojnë takimin e radhës.

Kosova nga takimi i Washingtonit doli me njohje nga Izraeli.

Nga takimi i Brukselit akoma nuk dihet se çka të pritet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat