Premtoi që një dekadë liberalizimin e vizave, tani Hashim Thaçi e gjen “fajtorin”

Aktuale

Premtoi që një dekadë liberalizimin e vizave, tani Hashim Thaçi e gjen “fajtorin”

Më: 7 shtator 2020 Në ora: 23:18
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka hedhur akuza në drejtim të Lëvizjes Vetëvendosje, kësaj radhe për shkak të mosliberalizimit të vizave nga Bashkimi Europian.

Thaçi është shprehur në Top Channel se nëse nuk do të hidhej gaz lotsjellës në Kuvend (duke aluduar në Vetëvendosjen), vizat do të hiqeshin para dy vitesh.

”Është e drejtë që duhet të na bëhet kritikë”.

”Në qoftë se në Kosovë nuk do të kishte parti që hedhin gaz lotsjellës ne sot do t’i kishim liberalizuar vizat”, ka deklaruar Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat