Vetëvendosje thirrje PDK-së e AAK-së ta rrëzojnë Hotin nga pushteti

Aktuale

Vetëvendosje thirrje PDK-së e AAK-së ta rrëzojnë Hotin nga pushteti

Më: 7 shtator 2020 Në ora: 23:25
Albin Kurti, Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli

Partia Demokratike e Kadri Veselit ka shprehur shqetësimin e saj për marrëveshjen e nënshkruar në Uashington nga kryeministri Avdullah Hoti, për çka ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme.

Shqetësime për marrëveshjen sonte shprehu edhe kreu i AAK-së, partia e të cilit është në bashkëqeverisje me LDK-në, konkretisht për çështjen e Ujmanit ku tha se rreziku nuk ka kaluar dhe se Kosova duhet të jetë e vëmendshme.

Duke parë këto brenga të këtyre dy partive, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit i ka bërë thirrje sonte atyre që t’ia japin nënshkrimet për seancën e jashtëzakonshme dhe ta rrëzojnë qeverinë Hoti.

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se një Qeveri e cila me veprimet e saj cenon sovranitetin apo dëmton interesat e vendit apo qytetarëve, nuk do të qëndronte as edhe një ditë në pushte.

Postimi i saj:

Në secilin vend normal, një Qeveri e cila me veprimet e saj cenon sovranitetin apo dëmton interesat e vendit apo qytetarëve, nuk do të qëndronte as edhe një ditë në pushtet!

Kundërshtimet që po i bëjnë partitë tjera për marrëveshjen e nënshkruar nga Hoti janë të mirëseardhura por ato mund të merren seriozisht vetëm kur përcillen me veprime konkrete. Ne kemi inicuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë por të njëjtin nuk kemi mundur ta procedojmë sepse na duhen 40 nënshkrime.

I ftoj që ta mbështesin mocionin nëse përnjëmend janë të shqetësuar me qasjen e gabuar, të dëmshme e të rrezikshme të Qeverisë së paligjshme!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat