AAK-ja mblidhet në ora 12:00, a do ta vazhdojnë qëndrimin në Qeveri?

Aktuale

AAK-ja mblidhet në ora 12:00, a do ta vazhdojnë qëndrimin në Qeveri?

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 11:27
AAK

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pritet që në ora 12:00 të mbledh kryesin e ngushtë të partisë.

Padyshim se arsyeja e takimit është situata e krijuar brenda koalicionit dhe kundërshtimet që AAK-ja ka për kryeministrin, Avdullah Hotin.

Ndryshe, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj është shprehur i pakënaqur me veprimet e partnerit të koalicionit qeverisës rreth mos pjesëmarrjes së zyrtarëve të kësaj partie në takimet e kryeministrit Avdullah Hoti, në procesin e dialogut.

Ai ka thënë se nuk është në rregull të shkojë Hoti në takime me koordinatorin shtetëror për dialogun Skender Hysenin dhe jo me njerëz të AAK-së, me të cilën LDK-ja është në koalicion.

“Nuk është në rregull që Hoti të hyjë në takim pa një përfaqësues të AAK-së. Është e pakuptimtë të vazhdohet në këtë mënyrë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat