​Gjykata Speciale nuk komenton vërtetësinë e dosjeve të dala në publik

Aktuale

​Gjykata Speciale nuk komenton vërtetësinë e dosjeve të dala në publik

Më: 11 shtator 2020 Në ora: 17:38
Gjykata Speciale

Gjykata Speciale nuk ka dashur të japë detaje nëse dosjet e prezantuara nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, kanë dal nga ky institucion i Kosovës apo jo.

Ditë më para Organizata e Veteranëve, doli në një konferencë për media, ku tha se në selinë e tyre kanë arritur rreth 400 mijë dosje që tregojnë bashkëpunimin e përfaqësuesve të gjykatës me institucione të Serbisë, emra të dëshmitarëve të mbrojtur dhe dëshmitë e tyre, si dhe detaje tjera.

Daljen e këtyre emrave në publik, OVL e UÇK-së e ka konsideruar si skandal për të cilin duhet të jap përgjigje dikush në Gjykatën Speciale.

Kp ka pyetur Gjykatën Speciale nëse dosjet janë apo kanë dal nga ky institucion, por gjithashtu edhe rreth çështjes nëse ka dështuar gjykata sa i përket mbrojtjes së dëshmitareve. Megjithatë, një gjë të tillë nuk kanë dashur ta komentojnë përfaqësuesit e kësaj gjykata.

Specialja ka dhënë edhe një përgjigje sa i përket publikimi të kësaj dosje nga mediat.

“Ne i kemi parasysh raportimet e mediave për këtë çështje. Nuk kemi asnjë koment për të bërë”, thuhet në përgjigjen e përfaqësuesve për media në Gjykatën Speciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat