Ujkani: Gjykatat në vendin tonë janë katalizatorë të dhunës në familje

Aktuale

Ujkani: Gjykatat në vendin tonë janë katalizatorë të dhunës në familje

Nga: A.Morina Më: 14 shtator 2020 Në ora: 12:29
Fjolla Ujkani

Gjykata Themelore në Gjakovë, pas rigjykimit e ka shpallur sot sërish fajtor të akuzuarin për vrasjen e gruas dhe vajzës së tij, Pjetër Ndrecaj, por kësaj radhe ia ka ulur dënimin të akuzuarit.

Sipas aktgjykimit të shpallur nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Gëzim Pozhegu, i akuzuari Ndrecaj është dënuar me 24 vjet e gjashtë muaj burgim unik.

Për këtë rast, ka reaguar edhe deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes, Fjolla Ujkani e cila tha se gjykatat në vendin tonë janë katalizator të dhunës, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Nuk ka dyshim që Gjykatat në vendin tonë janë katalizatorë të dhunës në familje, të cilat po përfundojnë edhe me vrasje.

Rasti i Pjetër Ndrecaj e dëshmon më së miri.

Turp!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat