Beqiri: Po të kishte insistim nga SHBA, njohja nga Serbia do të kishte ndodhur

Aktuale

Beqiri: Po të kishte insistim nga SHBA, njohja nga Serbia do të kishte ndodhur

Më: 14 shtator 2020 Në ora: 21:41
Ismet Beqiri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës i cili është edhe deputet i kësaj partie në Kuvendin e Kosovës, Ismet Beqiri mendon se Kosova nuk shkoi në SHBA për të marrë njohjen nga Serbia.

Beqiri, në “Debat Plus” ka thënë se Kosova ka dështuar disa herë të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare dhe sipas tij nuk është ndonjë problem që Kosova është zotuar për të mos aplikuar për anëtarësim në këto organizata.

“E dini se prej disa vitesh Kosovën nuk e ka njohur asnjë shtet”, tha ai.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës thotë se është e qartë që Kosova nuk ka pritur që të merr njohjen nga Serbia në SHBA.

“Jam i bindur që po të kishte një insistim edhe një përgatitje edhe nga SHBA për njohje ajo do të kishte ndodhur…Vet takimi është dizajnuar për marrëveshje ekonomike”.

“Asnjë negocim në Bruksel pa kontributin e SHBA-së nuk do t’i sjellë Kosovës njohjen. Është në lule ai që mendon se do të vijë njohja nga Serbia pa ndihmën e SHBA-së”, tha ndër të tjera Ismet Beqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat