Thaçi, Hoti, Kurti e Osmani bëhen bashkë për vitin e ri hebraik

Aktuale

Thaçi, Hoti, Kurti e Osmani bëhen bashkë për vitin e ri hebraik

Më: 15 shtator 2020 Në ora: 17:51
Foto nga ceremonia e vitin të ri hebraik

Viti i ri hebraik i ka bërë bashkë në një sallë presidentin Thaçi, kryeparlamentaren Osmani, kryeministrin Hoti dhe liderin e VV-së, Albin Kurtin.

Në këtë ngjarje e cila është organizuar për nder të vitit të ri hebraik, pritet një mesazh i kryeministrit të Iraelit, Benjamin Netanyahu.

Ky takim, ka mbledhur së bashku politikanë të skenës kosovare të cilët nuk gëzojnë raporte të mira mes veti.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryekuvendarja Vjosa Osmani qëndrojnë në rendin e parë të kësaj ngjarje dhe politikanë tjerë janë pas tyre.

Kosova dhe Izraeli janë marrë vesh të njohin pavarësinë e njëra-tjetrës dhe gjithashtu të vendosin marrëdhënie diplomatike falë një marrëveshje të arritur në Shtëpinë e Bardhë midis Kosovës dhe Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat