Zemaj i shqetësuar me grumbullimin e prindërve në oborr të shkollës

Aktuale

Zemaj i shqetësuar me grumbullimin e prindërve në oborr të shkollës

Nga: A.Morina Më: 16 shtator 2020 Në ora: 13:03
Armend Zemaj

Në ditët e para të vitit të ri shkollor, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj po vazhdon vizitat e tij në shkollat e qytete të ndryshme në vend, duke vëzhguar masat parandaluese për Covid-19.

Zemaj sot vizitoi shkollën “Ismail Qemaili” në Prishtinë, ai tha se se respektimi i masave anti Covid, në hapësirat shkollore ishin në nivelin e duhur.

Mirëpo, Zemaj ishte i shqetësuar me grumbullimin e prindërve në oborret e shkollave.

“Shqetesuese është grumbullimi i prindërve në oborr të shkollës me arsyetimin e përcjelljes së nxënësve. Lus prindërit që mos të shkaktojnë grumbullime në oborre të shkollave dhe i inkurajoj ata për kujdes të shtuar’, deklaroi Zemaj, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Gjatë vizitës në shkollën "Ismail Qemali" në Prishtinë, pash se respektimi i masave anti Covid, në hapësirat shkollore ishin në nivelin e duhur.

Shqetesuese është grumbullimi i prindërve në oborr të shkollës me arsyetimin e përcjelljes së nxënësve.

Lus prindërit që mos të shkaktojnë grumbullime në oborre të shkollave dhe i inkurajoj ata për kujdes të shtuar.

Do të jemi çdo ditë në teren, pa paralajmërim në shkolla dhe institucione të ndryshme për të parë se si zbatohen masat anti Covid.

Respektimi i rregullave anti Covid, do të sjell sukses edhe në mësim nxënie, edhe për shëndetin e nxënësve, për ne si prind dhe arsimtarët!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat