E konfirmon Tomë Gashi në konferencën për media: Dokumentet janë të Gjykatës Speciale

Aktuale

E konfirmon Tomë Gashi në konferencën për media: Dokumentet janë të Gjykatës Speciale

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 09:02

(E plotësuar) - Hetues të Gjykatës Speciale mëngjesin e sotëm kanë shkuar në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për të marrë dosjet që drejtuesit i kësaj organizate i pranuan dje, e të cilat tashmë janë konfirmuar se janë dokumente origjinale të Gjykatës Speciale.

Në ambientet e organizatës përfaqësuesit e Speciales së bashku me ata të OVL-së qëndruan për rreth 4 orë.

E përkundër që në mëngjes nga kryesuesit e Organizatës së Veteranëve u tha se dokumentet nuk do t’i dorëzonin pa praninë e Policisë së Kosovës, pjesëtarët e Dhomave të Specializuara nuk u kthyen duar bosh, pasi që me një këshillim nga avokati i autorizuar për të mbrojtur OVL UÇK-në Tomë Gashi, kryetari i OVL UÇK Hysni Gucati ua dorëzoi dokumentet zyrtarëve të Speciales.

Pas këtij takimi të gjatë, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, derisa e konsideron si vizitë të pakëndshme ardhjen e hetuesve të Dhomave të Specializuara, tha se hetuesit e Speciales kërkuan që këto dokumente të mos shpërndahen.

Gucati: Dokumentacioni është pranuar se i takon Speciales

“Qëllimi jonë ka qenë qe ne t’u fusim prokurorët apo hetuesit e Gjykatës Speciale ta pranojnë materialin se është i tyre… Ne kemi kërkuar prej tyre një përgjigje se kah po dalin këto dokumente apo dosje tuaja për jashtë, dhe ata nuk kanë qenë në gjendje që përgjigjen se kah po dalin, por siç tha edhe Toma, ata e pranojnë de-juro se dokumentacioni apo dosjet janë të Gjykatës Speciale nuk janë të falsifikuara nga dikush… Ky ka qenë një person tjetër, nuk ka qenë personi i parë sepse personi i parë e ka ditur terrenin duke dalë shkallëve ai është hutuar dhe fillimisht ka hyrë në restorant është kthyer prapa që e kemi parë përmes kamerave të sigurisë. Dhe ai ka thënë vetëm një fjalë në organizatë kur e ka dorëzuar paketën me materiale, se brenda ditëve në vijim do sjellin materiale të tjera”, tha Gucati.

Avokati Tomë Gashi tha se tashmë është vërtetuar se dosjet e dorëzuara në OVL-UÇK janë dokumente origjinale të Gjykatës Speciale. Ai tha se të dhënat personale që personave që përfshihen në këto dosje nuk duhet të bëhen publike, por nuk është e ndaluar të publikohen relacionet që kanë pasur zyrtarët e Speciales me organet e Serbisë.

Avokati Gashi po ashtu tha se me këto dokumente nuk është e nevojshme të merren as policia, as prokuroria dhe as gjykatat e Kosovës.

Gashi: Dokumentet janë të Gjykatës Speciale, askush s’mund të ketë tash aludime

“Kryetari tha më herët se nuk do t’i dorëzojë këto dokumente te zyrtarët që janë duke ardhur për herë të dytë, mirëpo unë e kam këshilluar ta bëjë meqenëse tani është vërtetuar në mënyrë të drejtpërdrejtë, se këto dokumente janë faktikisht të Gjykatës Speciale dhe askush nuk mund të ketë aludime se këto janë duke u prodhuar nga dikush në mbrojtje të dikujt, të ish-pjesëtarëve të UÇK-së, por ky dokumentacion e ka vërtetuar që kemi të bëjmë me dokumente origjinale të Gjykatës Speciale që hetuesit i kanë marrë dhe kjo është krejtësisht në harmoni me ligjin. Ky dokumentacion i përket Gjykatës Speciale. Në momentin që i kemi logot e Gjykatës Speciale në origjinalë dhe ky dokumentacion e pranojnë se janë të tyre dhe nuk ka asnjë arsye që të implikohet as Policia e Kosovës, as Prokuroria e Kosovës, sepse ky material nuk i përket asnjërës nga prokurorive të Kosovës, as policisë dhe as gjykatave të Kosovës”, tha ai.

Avokati Gashi tha se deputetët e kësaj legjislature e kanë obligim ta përmirësojnë gabimin që e bënë deputetët që e votuan Specialen, përmes të cilës siç tha ai u është dhënë amnisti krimeve serbe në Kosovë.

Ai ka thënë se Gjykata Speciale është kundër shqiptarëve të Kosovës dhe kundër ish-luftëtarëve të UÇK-së.

Gashi ka folur edhe për propozim-aktakuzën ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, duke thënë se ngritja eventuale e saj do t’i sjellë të këqija Kosovës.

Gashi: Shpresoj që propozim-aktakuza ndaj Thaçit e Veselit të mos konfirmohet

“Shpresoj që aktakuza ndaj presidentit, Thaçi, Kadri Veselit dhe tetë pjesëtarëve të UÇK-së që nuk ua dimë emrat, të mos konfirmohet sepse asgjë të mirë Kosovë nuk i sjell, posaçërisht konfirmimi eventual i aktakuzës për krimet e luftës ndaj presidentit të shtetit tonë, shtetit të Kosovës, është një çështje jashtëzakonisht e rëndë, sepse këtu goditet shteti në tërësi, pasi është i përfaqësuar nga presidenti. Dhe ne kemi pasur fat të keq që fillimisht e kemi krijuar këtë gjykatë, pastaj fat edhe më të keq akuza e parë që është bërë publike është ndaj presidentit të shtetit. Kjo nuk ka të bëjë fare me arsyen pse dikush po i sjell dokumentet me publikimin e aktakuzës ndaj presidentit Thaçi dhe Veselit”, tha Gashi.

Edhe kohë më parë, një person i panjohur ka dërguar në selinë e veteranëve të luftës së UÇK-së në Prishtinë një dosje me rreth 4 mijë dokumente për kirme lufte, e të cilat po ashtu i kanë marrë hetuesit e Dhomave të Specializuara.

***

Zyrtarët e Dhomave të Specializuara kanë marrë dosjet në Organizatën e Veteranëve të UÇK-së, derisa këta të fundit thotë se këta zyrtarë kanë pranuar se dosjet janë të Gjykatës Speciale.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati, ka dekoruar se zyrtarët e Gjykatës Speciale kanë pranuar se këto material janë të kësaj gjykate, por po ashtu thonë se nuk dihet se si po rrjedhin këto dosje.

Avokati Tomë Gashi thotë se e ka këshilluar kryesuesit e OVL UÇK-së që t’ua dorëzojnë dosjet zyrtarëve të Gjykatës Speciale.

***

Ka dy ditë që po zhvillohet drama brenda zyrave të OVL të UÇK-së, me dokumente të sjella brenda tyre e që sot u konfirmuan nga avokati i  kësaj organizate Tomë Gashi se janë dokumente origjinale nga Gjykata Speciale.

Gashi ka thënë se këto në bazë të llogos, janë vërtetuar se janë dokumente origjinale të Gjykatës Speciale.

Këto janë dokumente origjinale.

Në konsulta me avokatin, këto dokumente janë të Gjykatës Speciale, është material, qëllimi ynë ka qenë që ne ta pranonim se ky është material i tyre.

Në asnjë mënyrë nuk do t’u jipet ky material pa prezencën e Policisë së Kosovës, ata e pranojnë se ky dokumentacion i përket Gjykatës Speciale. Ata e pranojnë se është i tyre dhe në këtë mënyrë nuk ka pse të implikohet as policia e as Prokuroria e Kosovës.

Duhet të jemi të kujdesshëm të mos publikohen emra.

“Dokumenti origjinal i Gjykatës Speciale, këta i kanë marrë dokumentet. Në bazë të llogos, këta e vërtetojnë se këto janë dokumente të Gjykatës Speciale, ndryshe nuk i kishin marrë. Në këtë rast as policia as prokuroria nuk mund të involvohen, sepse këto janë dokumente të Gjykatës Speciale”, tha Gashi.

Nga ana tjetër kryetari i OVL të UÇK-së  ka thënë se qëllimi i tyre ka qenë që  Gjykata Speciale ta pranojë se këto dokumente të sjella në zyrat e tyre janë material i Gjykatës Speciale.

Gucati: Do ti bëjmë publike materialet, do ta vërtetojmë se Gjykata Speciale po bashkëpunon me Gjykatën Serbe

Hysni Gucati, kryetar i OVL’së së UÇK-së, ka thënë se Gjykata Speciale po bashkëpunon me Gjykatën Serbe.

Gucati para gazetarëve ka prezantuar dokumentet të cilat janë marrë nga Specialja, dhe ka thënë se në bazë të llogos vërtetohet se këto dokumente janë të Gjykatë Speciale sepse përndryshe nuk do t’i kishin marrë.

“Ne sot kemi pasur një vizitë të pakëndshme kanë ardhur hetuesit e Gjykatës Speciale, në lidhje me një ftesë që e kanë dorëzuar, disa rregulla për këto dëshmi. Që kanë ardhur në organizatë, ne e kemi quajtur rrufeja dy, ikësi se nuk e dimë se kush është, ne sot i dorëzuam ato materiale, mbi 70 për qind të materialeve i keni marrë. Çdo moment ne do ti bëjmë publike materialet ne do ta vërtetojmë fjalën tonë se Gjykata Speciale është duke bashkëpunuar me gjykatën Serbe “, tha Gucati para mediave.

***

Haradinaj: Nuk i japim dosje Speciales pa praninë e gjykatave vendore ose policisë

 Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj ka deklaruar se gjatë ditës së sotme po presin që zyrtar të Dhomave të Specializuara të vijnë në zyrat e OVL-UÇK-së për të marrë dosjet e pranuara mbrëmë nga kjo organizatë që janë dokumente të Gjykatës Speciale. Haradinaj ka thënë se këto dosje nuk do ua dorëzojnë atyre pa praninë e gjykatës apo Policisë së Kosovës.

Ai tha se mbrëmë rreth orës 18:40, është kontaktuar sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku nga i cili zyrtarët e Dhomave të Specializuara, kanë kërkuar që t’i marrin dosjet e pranuara dje.

Haradinaj: Nuk do i japim dosjet pa praninë e gjykatave tona

“Sipas thirrjes që kanë bërë sekretaritë tanë pas orës 18:40 minuta që kanë kërkuar dosjet njerëzit e autorizuar të Dhomave të Specializuara dhe kanë kërkuar që mbrëmë të dorëzohen. Sekretari ia ka bërë të ditur vendimin e organizatës. Ne kemi marrë vendim sepse në fund të fundit kjo gjykatë nuk e njohin përveç se nuk e kemi njohur nga fillimi tash për ne është e skaduar e dalne afatin e bërë bajat por edhe me atë është vërtetuar edhe që është e krymur me helme nga aparati shtetëror i Millosheviqit nuk do i japim dosjet pa praninë e gjykatave tona ose të paktën të Policisë tonë. Ne po presin se ata duhet me ardhur zakonisht vijnë dhe aq më tepër e kanë marrë një material dhe nuk janë prononcuar për të treguar të paktën a janë origjinal apo nuk janë, ndërkohë sekretarit i thonë se janë material sensitiv a është sensitiv apo nuk është senitiv është dashur të përkujdesën ata që mos t’u rrjedhin prej zyrave të tyre”, tha ai.

Haradinaj tha se këto dosje përmbajnë vetëm mallë të çetnikëve serb.

Sipas tij, serbët që urdhëruan kryerjen e krimeve në Kosovë po tentohet të pastrohen.

Haradinaj: Serbët po tentohet të pastrohen

“Duke i marrë ata si dëshmitarë valid për dëshmi po i pastrojnë po i pastrojmë prej krimeve dhe po i vendosim si bashkëpunëtorë dhe po i qesin qytetarë të denj, po bëhen dy padrejtësi. Ata po pastrohen, kurse ne që e patëm luftën e imponuar na shpallin kriminel”, theksoi Haradinaj.

Gjatës ditës së djeshmë në Organizatës e Veteranëve të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës një person i panjohur i ka dorëzuër edhe një seri dosjesh tjera që përfshijnë dokumente nga Gjykata Speciale. Këso lloj dosjesh janë dërguar në zyrat e OVL-UCK-së edhe gjatë kavës së kaluar, por këto dokuemnte u morrën nga zyrtar të Dhomave të Specializuara.

***

Nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj ka folur serish sot për dosjet që kanë arritur në zyrat e tyre.

Ai ka thënë se mbrëmë sekretarit të OVL-UCK-së i janë kërkuar dosjet e reja nga njerëz të autorizuar Tribunalit të Dhomave të Specializuara, por që Haradinaj ka thënë se nuk do t’i dorëzojnë  ato pa pranin e gjykatave vendore ose Policisë së Kosovës.

“Sipas thirrjes që i kanë bërë mbrëmë sekretarit tonë, që i kanë kërkuar dosjet. Njerëzit e autorizuar të Tribunalit të Dhomave të Specializuara. Ne kemi marr vendim sepse në fund të fundit këtë gjykatë ne nuk e njohim. Është vërtetuar që kjo gjykatë është e krimbur në aparatin e Milloshoviqit. Ne nuk do të japim dosjet pa pranin e gjykatave tona ose të paketën policës. Ne po presim që ata duhet me ardhë. Aq më tepër e kanë marr një material dhe nuk janë prononcuar për të. Aq më tepër i kanë thënë sekretarit tonë ju e dini që ai material është senzitiv. A është senzitiv a nuk është dasht ata të përkujdesen që të mos dal. Ne nuk jemi kundër zbardhjes së krimeve, jemi me i zbardh. Çdo material që vjen që tregon lidhjen e tyre direkt me Serbinë ne do ta qesim kjo është detyra jonë. Përgjegjësinë le ta mbajnë ata. Dosjet tona nuk mund të dalin pa deshtë personeli jonë”, ka thënë Haradinaj.

Haradnaj po ashtu ka thënë se beson që këto informacione po rrjedhin “si pasojë e dy prokurorëve amerikanë që kanë dhënë dorëheqje, se e kanë parë që kanë rënë pre e karremit e aparatit shtetëror”.

Haradinaj po ashtu ka thënë se dikush është duke i përgjuar zyrat e tyre.

“Nëse duan më i vërtetuar që ku i kanë, ose le të deklarohen për origjinalitetin e atyre të parave që i kanë marrë. Ndërkombëtaret jo të gjithë na duan të mirën. Po e besojë që këto informacione po rrjedhin si pasoje e dy prokuroreve amerikane që kanë dhënë dorëheqje se e kanë parë që kanë rënë pre e karremit e aparatit shtetëror, ndoshta ata janë të interesuan ti qesin, se unë nuk kamë mundësi me i marrë këto dosje. Këta edhe na kanë përgjua në mbledhje të veteraneve. Nuk e di kush ka interes, ketë le ta marrin organet shtetërore, se dikush po pastaj thonë erdhën civil. Nuk do të thotë që vetëm uniforma, edhe civilet janë të armatosur”, ka thënë Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat