Ministrja Haradinaj takohet me Eurodeputetin Mandl në Ambasadën e Vjenës

Aktuale

Ministrja Haradinaj takohet me Eurodeputetin Mandl në Ambasadën e Vjenës

Nga: A.Z Më: 18 shtator 2020 Në ora: 13:16
Meliza Haradinaj Stublla

Ministrja e jashtme e Kosovës,Meliza Haradinaj Stublla ,përmes një postimi në Facebook e ka bërë të ditur që sot ka takuar Eurodeputetin Lukas Mandl në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Vjenë.Si temë kryesore ishin arritjet e Kosovës,veçanërisht për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës dhe për mbylljen e dialogut Kosovë-Serbi.

Postimi i plotë:

"Takova sot në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Vjenë, Eurodeputetin Lukas Mandl.

Shpreha mirënjohjen më të thellë për angazhimin e tij, që ka qëndruar pranë Kosovës në procese të rëndësishme për vendin.

Me z.Mandl bisedova për arritjet e Kosovës dhe synimet tona, veçanërisht për përmbylljen e dy temave të rëndësishme për Kosovën, lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës dhe përmbyllja e dialogut Kosovë-Serbi me njohje reciproke në kufijtë ekzistues.

Theksova nevojën e thellimit të bashkëpunimit tonë në aspektin politik edhe ekonomik, duke zgjeruar kështu edhe miqësinë e veçantë mes shteteve tona. Zoti Mandl dhe zyra e tij angazhohen në avancimin e raporteve Kosovë-Austri".Percjell "Bota Sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat