Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni ka komentuar aksionin e mbrëmshëm në Karaçevë.
Ai ka shkruar në Facebook, se lëvizjet e mbrëmshme në Karaçevë, nuk e mohojnë dëmin që po i shkaktoni vendit për çdo ditë.
Po ashtu, ai ka shkruar se Kosova është e paprekshme.
Postimi i plotë:
(L)ëvizjet e mbrëmshme në Karaçevë, nuk e mohojnë dëmin që po i shkaktoni vendit për çdo ditë.
(D)ënimi potencial i mbi 20 persona, mbi 10 prej tyre pjesë e policisë së Kosovës, nuk e ndryshon faktin që kjo qeveri nuk e di drejtimin e rrugën e saj.
(K)ëndvështrimi nuk ndryshon, sepse po e kuptojmë që është e kot kjo tentativë për shpërqëndrim të vëmendjes.
(I)nspektorati policor ishte bashkë me forcat e tjera të rendit, por kjo nuk e ndryshon faktin që keni hapur rrugën që Serbia të fus duart në pasuritë e vendit.
(K)osova është e paprekshme. Këtë duhet ta kuptoni, prandaj LDK IK së shpejti në opozitë bashkë me klubin e vjetër politik.