Këshilltari i Avdullah Hotit: Qeverisje e butë?! Allahile...

Aktuale

Këshilltari i Avdullah Hotit: Qeverisje e butë?! Allahile...

Nga: N. H Më: 19 shtator 2020 Në ora: 11:55
Avdullah Hoti

Këshilltari i kryeministrit Avdullah Hoti, Visar Berisha, ka reaguar pas aksionit të Policisë së Kosovës në fshatin Karaçevë të komunës së Kamenicës.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, ai i është përgjigjur gjithë atyre që e kanë konsideruar si të butë ekzekutivin aktual.

Image
Visar Berisha

“Qeverisje e butë?! Allahile...”, shkruan këshilltari i kryeministrit Avdullah Hoti, Visar Berisha, përcjell “Bota sot”.

Kujtojmë se mbrëmë Policia e Kosovës, Inspektorati Policor i Kosovës dhe agjencitë tjera bashkëpunuese kanë ekzekutuar urdhërkontrolle në fshatin Karaçevë, komuna e Kamenicës.

Thuhet se operacioni ka filluar si rezultat i një hetimi gati njëvjeçar të udhëhequr nga Prokuroria Themelore në Gjilan, lidhur me pretendimet për veprimtari të paligjshme, përfshirë bixhozin e paligjshëm, trafikimin me njerëz, trafikimin me armë, trafikimin me narkotikë, kontrabandimin e mallrave dhe aktivitete tjera kriminale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat