​Lajçak mbi dialogun midis Kosovës dhe Serbisë me ministrat e C5

Aktuale

​Lajçak mbi dialogun midis Kosovës dhe Serbisë me ministrat e C5

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 18:54
Miroslav Lajçak

Përfaqësuesi Special i BE-së Miroslav Lajçak diskutoi sot zhvillimin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës me ministrat e pesë vendeve të Evropës Qendrore.

"Faleminderit Austrisë, Republikës Çeke, Hungarisë, Sllovenisë dhe Sllovakisë për interesin e tyre në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës dhe për mbështetjen e tyre të fortë për punën time," shkruan Lajçak në Twitter.

Ministrat e grupit C5 u takuan me përfaqësuesin Special të BE për dialogun Beograd-Prishtinë-Ballkan Perëndimor në Bruksel, në margjina të Këshillit të BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat