Para tre liderëve përdhoset flamuri i Kosovës, reagon edhe Halil Matoshi

Aktuale

Para tre liderëve përdhoset flamuri i Kosovës, reagon edhe Halil Matoshi

Nga: N.Sh Më: 21 shtator 2020 Në ora: 19:10
Pamej nga Vushtrria - ceremonia e shtatorës së Kolonelit Ahmet Krasniqit

Halil Matoshi, zëvendësministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka reaguar pas përdhosjes që sot në Vushtrri iu bë flamurit të Kosovës.

Në një fotografi të publikuar nga Matoshi shihet qartë së flamuri i Kosovës ka rënë për toke.

E krejt kjo ka ndodhur para tre liderëve, kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit, kryeparlamentares Vjosa Osmanit dhe para kryetarit të Vushtrrisë, Xhafer Tahirit.

Për këtë Matoshi thotë se, nuk është bërë qëllimshëm, por sipas tij, kjo lë shije të keqe, pasi flet për mungesë të kulturës shtetërore.

Postimi i plotë:

Flamuri i Kosovës, është përdhosur sot në Vushtrri, tek po zbulohej shtatorja e Heroit të Kosovës, Ahmet Krasniqi, nga një grup performuesish pa dije dhe vetëdije për shtetin dhe rendin e tij simbolik!

Ashiqare, kjo nuk është bërë qëllimshem, por lë shije të keqe dhe flet për mungesë kulture shtetërore, kur pavëmendshëm lëshohet flamuri në tokë, në vend se t’i pasohet dikujt, për të vazhdu vallen...

Duhej t’u kishte thënë dikush atyre valltarëve se flamuri është më i rëndësishëm se vallja e tyre dhe se ai, mbrohet me ligj, për të mos u vendosur në mënyrë dhe vend të papërshtatshëm!

P.S.

Kjo skenë e pahjeshme është mesazh për ligjvënësit kosovarë që ta rishkruajnë (ose sëpaku amandamentojnë) ligjin mbi simbolet e Kosovës, sepse ligji aktual është i shkruar keq dhe nuk e definon saktë as flamurin e Kosovës, as mënyrën e vendosjës e përdorimit dhe as nuk i sanksionon përdhosësit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat