Dugolli për marrëveshjen e Uashingtonit: Herët për të thënë se do të kemi shumë investime

Aktuale

Dugolli për marrëveshjen e Uashingtonit: Herët për të thënë se do të kemi shumë investime

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 21:31
Bujar Dugolli

Profesori i historisë Bujar Dugolli ka folur rreth vizitës në Kosovë të të dërguarit special të presidentit amerikan Doanld Trump në dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Ai shprehet skeptik rreth marrëveshjes së arritur në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator të këtij viti.

Thotë së duhet kohë për të parë nëse Kosova do të jetë përfituese nga kjo marrëveshje ekonomike me Serbinë.

“Zhvillimet që janë në Serbi, apo përpjekjet për ta sfiduar atë proces nga ana e Serbisë si duket janë serioze dhe ata kanë filluar të ndërmarrin një iniciativë diplomatike që ta vizitojnë rajonin. Pse ka filluar Kosova e para është për faktin se në Kosovë nga brenda ka pasur kritika të mëdha sa i përket nënshkrimit të atyre zotimeve sidomos te aspektet se çka fiton Kosova me ato zotime’, tha Dugolli në emisionin ‘Pressing”.

“Delegacioni nga Shtetet e Bashkuara i kryesuar nga emisari i presidentit Trump e merr Kosovën për herë të parë për të treguar që interesimi më i madh është gjoja për Kosovën por në fakt qëllimi për mendimin tim është te Serbia të bëhet vizita dhe të shikohet nëse Serbia i bën ballë atyre zotimeve që i ka marrë për zhvendosjen e ambasadës në Jerusalem ndërsa te Kosova për t’i dhënë një stimul qeverisë ekzistuese…”, shtoi ai.

“Ende është herët për të thënë se ne do të kemi benefite të tilla ekonomike në një kohë kaq të shpejtë siç po deklaron qeveria ekzistuese. Është herët të flitet për investime shumë të prekshme në këtë drejtim”, përfundoi Dugolli.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat