Në Universitetin e Prishtinës do të pranohen 1,680 studentë, Pupovci thotë se kandidatët duhet t’i balancojnë tre faktorë

Aktuale

Në Universitetin e Prishtinës do të pranohen 1,680 studentë, Pupovci thotë se kandidatët duhet t’i balancojnë tre faktorë

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 00:31
Dukagjin Pupovci

Nga dita e hënë ka filluar aplikimi i studentëve për vitin e ri akademik. Studentët kanë afat për aplikim deri me 30 shtator. Nga rektorati thanë se provimit pranues do t’i shtohen edhe dy ditë për shkak të situatës me Covid-19.

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka hapur konkursin për aplikimin e studentëve për vitin e ri akademikë. Studentët kanë kohë për aplikim nga 21 shtatori deri në datën 30 e këtij muaji.

Hysen Bytyqi, prorektor në Universitetin e Prishtinës tha se për shkak të pandemisë, testi pranues do të mbahet brenda 4 ditëve.

“Kemi hapur konkursin për aplikim të kandidatëve të interesuar që potencialisht mund të zënë 6,638 në Universitetin e Prishtinës në nivelin Baçelor që janë të shpërndarë në 70 programe studimore”, deklaroi ai.

Njohësi i arsimit, Dukagjin Pupovci tha se studentët duhet të vendosin për drejtime duke u bazuar në tre faktorë.

“Vendimi për studime është kompromis i tre faktorëve: dëshirës, prirjes dhe mundësisë. Pra secili studentë duhet t’i balancojë këta tre faktorë. Sigurisht se askush nuk duhet të studiojë atë që nuk dëshiron për shkak të tregut të punës. Por edhe nuk mund të studiojë atë që dëshiron por që nuk ka prirje”, deklaroi Dukagjinin Pupovci.

Ndërsa në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti” do të pranohen 1,680 studentë, prej të cilëve 1,630 studentë të rregullt dhe 50 studentë me korrespondencë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat