Bajram Gecaj, shefi i Kabinetit të Ministrit të Brendshëm, Agim Veliu, përmes një postimi ka thënë se lidhur me atë thuhet se nuk ka pasur indikacione se ishte i rrezikuar ministri Ahmet Krasniqi, ai thotë se me përgjegjësi të plotë i kishte thënë personalisht kolonel Krasniqi se ishte i rrezikuar dhe se madje edhe kishin gjuajtur në të.
Sipas Gecaj, i vetmi person që do të mund ta dëshmonte këtë është zëvendësministri Agim Mehmeti.
Ja shkrimi:
Po thuhet se nuk ka pasur indikacione se ishte i rrezikuar Ministri Ahmet Krasniqi para vrasjes së tij!
Unë e them me përgjegjësi të plotë se mua personalisht Ministri Krasniqi ma kishte thënë se ishte i rrezikuar dhe se madje edhe kishin gjuajtur në te!
Fatkeqësisht, i vetmi person që do të mund ta dëshmonte këtë, nuk është më në mesin tonë, Zëvendësministri Agim Mehmeti.