Në zyrën e Koordinatorit Nacional për Siguri Kibernetike dhe Koordinator për Menaxhim të Emergjencave, Zafir Berisha, ka qenë gazetarja e televizionit T7 e cila ka shkuar me një metër që ta zbulojë se a është e saktë gjatësia e tij prej 1.83 metra.
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), ka emëruar së fundi Zafir Berishën si Koordinator Nacional për Siguri Kibernetike dhe Koordinator për Menaxhim të Emergjencave. Ky emërim u kritikua shumë nga qytetarët dhe jo vetëm, ku u shprehen se Berisha nuk është adekuati për këtë pozitë.
Në një intervistë në ditë e emërimit, Zafir Berisha, ka ironizuar kur është pyetur për specifikat që posedon për të ushtruar detyrën e Koordinatorit Nacional për Kibernetik.
“Jam i gjatë 1.83 metra. Për këtë jam specifik. Askush nga kolegët e mi nuk është sa unë”, ka deklaruar ai.
E për ta vërtetuar se a është i gjatë aq, gazetarja e T7 e ka vizituar Berishën në zyre, ku me vete ka marrë edhe një metër.
Koordinatori Berisha, doli të jetë i gjatë 1,80 metra deri te koka ndërsa së bashku me flokë 1.83 metra.