Ponosh për vizitën e Grenellit: Serbia do të mbytet në borxhe

Aktuale

Ponosh për vizitën e Grenellit: Serbia do të mbytet në borxhe

Nga: D.G. Më: 23 shtator 2020 Në ora: 09:50
Richard Grenell e Aleksandar Vuçiq

Nënkryetari i Partisë Popullore të Serbisë, Zdravko Ponosh ka thënë se vizita e të dërguarit të presidentit të SHBA-së për negociatat midis Kosovës dhe Serbisë Richard Grenell ishte pjesë e turneut të tij në fushatën zgjedhore të Donald Trumpit, i cili përfshinë Greqinë, Serbinë dhe Izraelin dhe synon të fitojë votat e diasporës në Shtetet e Bashkuara.

"Nuk ka asnjë lidhje me marrëdhëniet midis serbëve dhe shqiptarëve, ndërsa pasojë mund të jetë borxhi shtesë i Serbisë për ndërtimin e autostradës Nish-Prishtinë dhe hekurudhës së shpejtë," i tha dje Ponosh televizionit N1.

"Nuk jam kundër projekteve të infrastrukturës, por së pari të shohim se cili është çmimi. Këto janë paratë tona, jo paratë e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe nuk po flasim për bodrumin e tij të verës. Para se të marrim hua, duhet të shohim nëse ajo rrugë dhe hekurudha janë më të rëndësishmet për ne, si dhe nëse kushtet e huazimit janë të pranueshme në një situatë kur ne i trajtojmë fëmijët me sms-ë, dhe spitalet janë të rrënuara", tha Ponosh.

Ponosh shpjegoi se "paratë në Bankën Amerikane të Zhvillimit janë private, ndërsa i marrin vendet e tjera, që i garantojnë Amerikës se do t'i kthejnë, ndërsa kinezët kanë diçka ndryshe, sepse ata financojnë projekte shtetërore me para të shtetit, dhe përsëri shtetet i garantojnë ato"

"Të dy janë kurthe dhe po zhytje në huazime shtesë. Nuk ka drekë falas", tha Ponosh, siç raportohet nga shërbimi për shtyp i Partisë Popullore, transmeton Bota Sot.

Ponosh tha se gjithçka që të bihet dakord me Grenellin në Beograd do të ngjajë me dokumentin e nënshkruar më parë në Prishtinë, i cili është një deklaratë e përbashkët pa përmbajtje thelbësore dhe se pyetja e veçantë është se çfarë do të ndodhë nga ato premtime nëse Donald Trump humbë në nëntor zgjedhjet.

"Është mirë të kemi marrëdhënie të mira me Shtetet e Bashkuara, me fqinjët tanë dhe me administratën në Prishtinë, nëse kjo është fare e mundur. Çështja është çmimi dhe nëse kjo është përparësia jonë, nëse është diskutua kjo në asamble dhe në media - natyrisht jo, sepse nuk kemi asamble as qeveri", tha Ponosh.

"Vuqiç tregoi në Uashington se është gati për një rrëshqitje të papritur mbi çështjen e Kosovës, ndërsa ai vazhdimisht i betohet Moskës se pret mbështetjen e saj në ditën vendimtare në Këshillin e Sigurimit të KB-së, ku Rusia dhe Kina po mbajnë frenat e dorës. Ata mund të lëshojnë frenin e dorën nëse Serbia heq dorë nga Kosova dhe Vuçiç është në rrugën ta bërë këtë, nëse nuk e ka bërë tashmë," tha Ponosh.

Ponosh deklaroi se Rusia tani "ndoshta po vlerëson vlerën e aksioneve të Kosovës" dhe nëse vlerëson se ato po bien, ajo mund të rishikojë angazhimin e Moskës për Rezolutën 1244, të cilën Vuçiq nuk e përmend fare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat