Gani Geci zbulon detajet e qëndrimit në Gjykatën Speciale, katër ditë u intervistua

Aktuale

Gani Geci zbulon detajet e qëndrimit në Gjykatën Speciale, katër ditë u intervistua

Nga: N.Sh Më: 23 shtator 2020 Në ora: 21:00
Gani Geci

Ish-deputeti i Kosovës dhe ish luftë tari i orëve të para të UÇK-së, ka dhënë detaje për intervistën që e ka dhënë në Gjykatën Speciale.

Ai thotë se tre ditë është pyetur nga Prokuroria Speciale dhe një ditë tjetër nga hetuesit.

Pra ai u intervistua aty për 4 ditë.

Geci në Presing tha se ka qëndruar gjithsej shtatë ditë në Hagë

“Prokuroria Speciale ka fillu të më marr në pyetje të mërkurën deri të premten, edhe dje jam pyet, do të thotë 3 ditë jam marr në pyetje nga prokuroria speciale dhe 1 ditë nga hetuesit. Hera e parë ishte në 2018 kur jam pyetur e kjo ishte e dyta”, th Geci, shkruan gazeta “Bota sot”.

Ai thotë se ka qenë i ftuar si i dëshmitar, por kjo sipas tij nuk thotë që nuk mund edhe të jem i dyshuar.

Ai ka treguar se as nuk ka pasur avokat gjatë intervistimit në Hagë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat