Ministria e Mbrojtjes nuk e di a e arrestoi Tribunali Special zyrtarin e FSK-së

Aktuale

Ministria e Mbrojtjes nuk e di a e arrestoi Tribunali Special zyrtarin e FSK-së

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 12:50
Sali Mustafa

Ministria e Mbrojtjes e konfirmon arrestimin e zyrtarit të saj, por nuk e di nëse atë e ka arrestuar EULEX-i, me urdhër të Tribunalit Special.  

Sali Mustafa, zyrtar civil i Ministrisë së Mbrojtjes dhe ish-shef i inteligjencës së FSK-së, është arrestuar sot. Këtë e konfirmon edhe zëdhënësi i Ministrisë, Ibrahim Shala.

“Po e konfirmojmë arrestimin e zotit Sali Mustafa zyrtar civil në Ministrinë e Mbrojtjes”.

Megjithatë, Ministria akoma nuk ka informata se kush e arrestoi zyrtarin e saj.

“Si Ministri e Mbrojtjes ende nuk kemi informacion zyrtar. Jemi në pritje të njoftimit zyrtar për shkaqet e arrestimit. Kur do ta kemi informacionin shtesë do të ju njoftojmë me kohë”, ka thënë Shala për media.

Ndryshe, mediat kanë raportuar se Mustafa është arrestuar nga EULEX-i dhe familjarët e tij kanë thënë se Mustafën e kanë çuar në Hagë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat