Ramush Haradinaj reagon pas arrestimit të Hysni Gucatit, ja çfarë apelon

Aktuale

Ramush Haradinaj reagon pas arrestimit të Hysni Gucatit, ja çfarë apelon

Nga: N.Sh. Më: 25 shtator 2020 Në ora: 13:59
Ramush Haradinaj

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas arrestimit të kreut të veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucatit.

Haradinaj thotë se publikimi i dosjeve ka qenë i gabuar dhe do të dëmtoj shumë Kosovën.

Ai thotë se nuk kemi qenë e as nuk jemi në anën e kundër të drejtësië.

Haradinaj apelon te organët e drejtësisë vendore e ndërkombëtare që të respektohen të drejtat e të gjithëve pasi që asnjë i akuzuar nuk do t’i ik drejtësisë.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

E ritheksoj qëndrimin tim, se publikimi i dosjeve të Gjykatës Speciale ka qenë i gabuar dhe se do e dëmtojë më së shumti shtetin tonë, përfshirë edhe vet të akuzuarit.

Tentimi për të krijuar imazhin se Kosova është e mobilizuar ta pengojë drejtësinë është i gabuar. Ne nuk kemi qenë e as nuk jemi në anën e kundërt të drejtësisë.

Apeloj te organet e drejtësisë, vendore dhe ndërkombëtare, që të respektojnë të drejtat e të gjithëve. Asnjë i akuzuar nuk do t’i ik drejtësisë.

Konsideroj se nuk ka arsye për operacione e bastisje, sepse secili do t’i përgjigjet vullnetarisht drejtësisë.

Kosova është gjithmonë me ligjin dhe me viktimat, sepse vet ishte viktimë e padrejtësive. Vet UÇK-ja dhe populli i Kosovës kanë argumentuar se gjithmonë janë pozicionuar në anën e drejtësisë, të vërtetës, dhe të drejtës ndërkombëtare. Kjo nuk ka ndryshuar asnjëherë!

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat