Deputetja e AAK-së: Është për keqardhje spektakli që po ndodh në zyrat e OVL-UÇK-së

Aktuale

Deputetja e AAK-së: Është për keqardhje spektakli që po ndodh në zyrat e OVL-UÇK-së

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 14:28
Teuta Haxhiu

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu e ka quajtur spektakël bastisjen që po ndodh nga Eulex në zyrat e OVL-UÇK-së.

Ajo në seancën e sotme plenre në Kuvendin e Kosovës ka shprehur keqardhje për këtë gjendje, derisa i ka bërë thirrje “drejtësisë transparente” që mos të ndodhin gjëra të tilla. Sipas saj të gjithë të ftuarit nga Tribunali i Hagës i janë përgjigjur vullnetarisht dhe pozitivisht atyre.

“Është për keqardhje spektakli që po ndodh në zyrat e OVL-UÇK-së. Prandaj bëjmë thirrje drejtësisë transparente që mos të ndodhin spektakle të tilla se të gjithë të ftuarit nga Tribunali i Hagës, gjithë ata veteranët kanë qenë vullnetar dhe janë të gatshëm të përgjigjen Hagës. Por spektaklet nuk i ndihmojnë drejtësisë”, tha ajo.

Bastisja e Eulexit në zyrat e OVL-UÇK-së është duke vazhduar ende. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat