Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve, Xhevdet Qeriqi, ka reaguar për aksionin e EULEX-it, ku edhe e arrestoi kreun e veteranëve Hysni Gucatin.
Qeriqi thotë se, është ipapranueshëm fakti se EULEX-i bastis dhe arreston në zyrat e OVL-së pa asnjë paralajmërim.
Sipas tij, kjo i ngjason një siutate ku aparati shtetëror nk egziston.
Tutje Qeriqi pohon se UÇK-ja nuk e meriton një trajtim të tillë.
Postimi i plotë:
I papranueshëm fakti se si zyrtarët e EULEX-it bastisin dhe arrestojnë në zyrat e OVL-së, pa asnjë paralajmërim. Kjo situatë i ngjason një situate ku aparati shtetëror nuk egziston.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk meriton një trajtim të tillë! Kemi qenë dhe do të jemi të bashkuar në çdo padrejtesi që na është bërë dhe na bëhet.