PDK kërkon rishikim të masave anti-covid dhe rikthim të funksionimit të sistemit publik në QKUK

Aktuale

PDK kërkon rishikim të masave anti-covid dhe rikthim të funksionimit të sistemit publik në QKUK

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 14:41
Foto Ilustrim

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu në seancën e sotme plenare po kërkon rishikim të masave anti-covid. Pasi sipas tij ato janë marrë në “mes të verës” he nuk mund të funksionojnë në dimër.

Haxhiu në seancën e sotme jashtë rendit ditës kërkoi edhe rikthimin e funksionimit të sistemit publik shëndetësor, e jo i tërë fokusi të jetë në menaxhimin e Covid 19.

“Kërkoj nga Qeveria e Kosovë, Ministria e Shëndetësisë që të rikthejë funksionimin në sistemin publik se pacientë ato shërbime po detyrohen të marrin në sektorin privat. Kjo po shkon në dëmin e buxhetit të pacientëve tanë dhe përfitim të atyre në sektorin privat. Sot ku jemi në kohën para fillimit të fazës dimërore qeveria bashkë me institutin duhet të rishqyrtojë masat për anti-covdi pasi nuk mund të hyjmë në fazën dimërore me vendime të cilat janë marrë në mes të verës”, tha ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat