Kryeziu konfirmon: Gucati tashmë është transferuar në Hagë

Aktuale

Kryeziu konfirmon: Gucati tashmë është transferuar në Hagë

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 15:11
Arrestimi i Hysni Gucatit nga pjesëtarët e EULEX-it.

Sipas Metush Kryeziut, anëtar i kryesisë së OVL-së së UÇK-së, kryetari i kësaj organizate, Hysni Gucati, tashmë është transferuar për në Hagë.

Ai ka thënë se këtë informatë e ka marrë nga familjarë të Gucatit.

Kryeziu ka thënë se çdo arrestim i ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës bëhet mbi dosje të paqena.

Ai ka thënë tutje se nuk kanë ftuar veteranët e UÇK-së që të dalin kundër arrestimit nga EULEX-i duke shtuar se po të ndodhte ajo do të kishte “rezistencë më të madhe”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat