Selmanaj: Në Bruksel nuk do të flitet për Asociacionin

Aktuale

Selmanaj: Në Bruksel nuk do të flitet për Asociacionin

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 19:05
Driton Selmanaj

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj thotë se delegacioni i Kosovës nuk do të hapë temën e Asociacionit në Bruksel.

Sipas tij Kosova do të provojë që në momentin që të nënshkruhet marrëveshja finale, të bëhet zotimi për përmbushjen e  obligimeve ndërkombëtare dhe ligjore.

Zëvendëskryeministri Selmanaj theksoi se Kosova nuk do të hyjë në materializimin e asnjë pjese të marrëveshjes përderisa nuk nënshkruhet marrëveshja finale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat