Kur do të dalë në gjyq Salih Mustafa?

Aktuale

Kur do të dalë në gjyq Salih Mustafa?

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 19:44
Salih Mustafa

Informatat rreth datës dhe orës së paraqitjes së Salih Mustafës do të bëhen të ditura me kohë, ka thënë Michael Doyle, prej Dhomave te Specializuara të Kosovës.

Ai ka treguar se Mustafa, i arrestuari i parë i Speciales, ishte arrestuar dhe transferuar në Njësinë e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, në pajtim me aktakuzën e konfirmuar, fletëarrestin dhe vendimin për transferim, të lëshuar nga gjyqtari i procedurës paraprake.

“Atij i është dhënë aktakuza e konfirmuar. Fazë e radhës e procesit është paraqitja e tij në gjykatë”, ka thënë Doyle për Kohën.

Po ashtu ka dhënë informata rreth procesit që pritet të zhvillohet ditët në vijim.

“Në paraqitjen e tij, gjyqtari i procedurës paraprake siguron se të drejtat e të akuzuarit po respektohen, përfshirë të drejtën për avokat. Aktakuza i lexohet të akuzuarit në gjuhën, të cilën ai e kupton. Menjëherë pas kësaj, gjyqtari e informon të akuzuarin se brenda tridhjetë ditësh, ai mund të deklarohet rreth secilës akuzë, apo nëse i akuzuari dëshiron, ai mund të deklarohet menjëherë rreth fajësisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat