Lajçak: U shty takimi ndërmjet Beogradit e Prishtinës i parashikuar të mbahet me 28 shtator

Aktuale

Lajçak: U shty takimi ndërmjet Beogradit e Prishtinës i parashikuar të mbahet me 28 shtator

Nga: Fatmir Beka Më: 25 shtator 2020 Në ora: 20:19
Miroslav Lajçak

I dërguari special i BE-së Miroslav Lajçak ka publikuar pak kohë më parë njoftimin se takimi i nivelit të ekspertëve të delegacioneve të Beogradit dhe Prishtinës që duhej të mbahej te hënën me 28 shtator është shty për shkak situatës aktuale të virusit Corona, shkruan “Danas” transmeton “Bota Sot”.

Lajmin për shtyrjen e takimit të së hënës Lajçak e publikoi në llogarinë e tij të rrjetit social “Tviter” .

“Për shkak të kujdesit ndaj situatës së krijuar me virusin Corona, takimi i përcaktuar për 28 shtator ndërmjet delegacioneve të Prishtinës edhe Beogradit do të shtyhet” ka shkruar ai në Tviter.

Më herët Lajçak kishte kumtuar se delegacionet e Kosovës dhe Serbisë do të takohen në Bruksel  me 28 shtator për të vazhduar bisedimet lidhur me temat e përcaktuar me herët për hulumtimet financiare dhe pasurinë, ndërkohë që asociacioni i komunave serbe nuk do të jetë në rendin e ditës.

 Nuk ka njoftime tjera se kur do të mbahet takimi i ardhshëm, ndërkohë që në fillim ishte përcaktuar takimi i liderëve të mbahet me këtë datë, por tash u shty edhe takimi i ekspertëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat