Dalin detajet e reja për plagosjen e infermierit të urologjisë

Aktuale

Dalin detajet e reja për plagosjen e infermierit të urologjisë

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 15:54
Foto ilustrim

(E plotësuar) - Sot gjatë ditës është sulmuar me thikë një infermier i Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

“Sot, më 26.09.2020, në ora 14:35, policia është njoftuar për një rast ‘therrje me thikë’ që ka ndodhur në QKUK, njësitet policore kanë dal në vend-ngjarje dhe janë duke e trajtuar rastin, për informata tjera u njoftojmë me kohë” deklaroi Krasniqi.

Ndërsa infermieri i cili u therr në pjesën abdominale me thikë pritet t’i nënshtrohet operacionit në Qendren Klinike Universitare.

I dyshuari mbetet në kërkim nga Policia.

***

SHSKUK’ja ka konfirmuar lajmin e therrjes me thikë të një infermieri të Urologjisë sot. Përmes një njoftimi për media, SHSKUK bën thirrje për ndaljen e sulmeve ndaj stafit mjekësor.

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, ka thënë se është njoftuar se sot në vendin e tij të punës është sulmuar me thikë, në Klinikën e Urologjisë, infermieri F.B.

Sulmi ka ndodhur në Klinikën e Urologjisë, pas orë 14.00, derisa infermieri po kryente punën e tij.

Infermieri pritet t’i nënshtrohet intervenimit kirurgjik. Për rastin është informuar edhe Policia e Kosovës.

“ShSKUK shpreh indinjatën e thellë me këtë rast dhe dënon ashpër sulmet ndaj mantelbardhëve të cilat janë të pa pranueshme. Ofendimet, dhuna, e deri tek sulmet fizike, të tilla si ky i ditës së sotme ndaj mantelbardhëve ka pasur në vazhdimësi, andaj ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë punën e mantelbardhëve, ndërsa sulmuesit e tillë të marrin pergjigjen e merituar nga organet kompetente. Është koha e fundit që sulmet e tilla të ndalen njëherë dhe përgjithmonë ndaj punëtorëve shëndetësorë”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së. 

***

Është plagosur një infermier i Urologjisë është plagosur sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Pas kësaj ka reaguar Sindikata e Infermierëve të Kosovës, ku përmes një postimi kërkojnë nga Policia e Kosovës që të ndërmarrin masa të menjëhershme në mbrojtje të infermierëve, sepse sipas tyre ky nuk është rasti i parë që po ndodhë, shkruan Indeksonline.

Reagimi i plotë:

Sindikata e infermierëve të Kosovës dënon ashpër sulmin dhe plagosjen e infermierit të Urologjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Nuk është hera e parë që ndodhin raste të tilla ndaj infermierëve.

Ne ju bëjmë thirrje organeve të sigurisë që sa më parë të merren me rastin dhe kryerësit të marrin dënimin e merituar.

Poashtu ju bëjmë thirrje policisë, që të ndërmarr masa të menjëhershme, në mbrojtje të infermierëve, që raste të tilla mos të ndodhin më kurrë.Kryesia e Sindikatës së infermierëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat